• 1_WEB_AERIAL_PRESPES
  • DHMARXEIO_PRESPON
  • DSC07587
  • DSC07609
  • DSCN9257
  • DSCN9277
  • IMG_2080
  • IMG_2531
  • IMG_3026
  • IMG_3075
  • Liqenas1
  • Picture_01
  • Picture_03
  • Picture_04
  • _ΜΕ_ΠΛΑΒΕΣ
  • _ΠΕΖΟΓΕΦΥΡΑ
  • _ΠΕΖΟΓΕΦΥΡΑ_ΠΑΝΟΡΑΜΙΚΗ
  • _ΠΤΗΝΑ
  • _ΠΑΝΟΡΑΜΙΚΗ

green boat logo

Zona e Liqenit të Prespës përmban shkallën më të lartë të biodiversitetit të specieve në Evropë. Ky rajon paraqet një peizazh unik të liqenit i përbërë nga një natyre jashtëzakonisht të bukur që përfshinë pasuri të monumenteve nga periudha Bizantine dhe post-Bizantine. Popullsia lokale e kanë lidhur ngushtë këtë zonë, historinë dhe bukurinë e saj natyrore me mite, legjenda dhe tradita.

Duke e marrë parasysh këtë, organizimi i udhëtimeve rreth Liqenit të Prespës me anije që përdorin energjinë e diellit (solare) mund të jenë një vegël efikase për rritjen e atraktivitit të kësaj zone, për promovim të aspekteve të ndryshme të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke demonstruar në të njëjtën kohë, në jetën reale, potencialet dhe përparësitë e pakufizueshme të energjisë së diellit, sidomos në këtë pjesë të botës. Në këtë mënyrë, do të rritet popullariteti i zonës së Liqenit të Prespës si në tregun vendor të turizmit ashtu edhe në tregun e jashtëm.

Me blerjen e 3 (tre) anijeve që përdorin energjinë e diellit (dy nga Komuna e Prespës dhe një nga Komuna e Liqenasit), do të organizohen udhëtime për vizituesit të zonës së Liqenit të Prespës, dhe do të ofrohen mundësi të shkëlqyera për admirim të kulturës madhështore (përmendore bizantine dhe post-bizantine, trashëgimi arkitektonike, vizatime në murre dhe në shkëmbe, etj) dhe pasurisë natyrore të rajonit përkatës.

Energjia e diellit – lundrim i shekullit 21

Lundrimi me barka elektronike e kthejnë popullaritetin. Kjo dukuri do të vazhdoj pasi që çmimet e derivateve të naftës janë në rritje si rezultat i zvogëlimit të resurseve. Derivatet e naftës kanë shumë kosto të cilat nuk janë të përfshira në çmimin e stacionit për karburante – siç janë dëmet mbi mjedisin dhe konfliktet globale. Sot, energjia e diellit është një alternativë praktike dhe ekonomike të motorëve të anijeve që përdorin naftën. Panelet diellore, bateritë, mbushësit, kontrolluesit motorik me performancë të lartë janë më të volitshëm se kurë.

Përparësitë nga përdorimi i anijeve me energji të diellit mund ti përmbledhim si në vijim:

-     Mirëmbajtje të ulët dhe kosto të ulëta të funksionimit

-     Hapësirë më të madhe për arsye të instalimeve (pajisjeve)

-     Mbrojtja e mjedisit: është unike dhe e pastër.

-     Lundrimi me barka elektronike ju afron më afër natyrës së egër: nuk ka nevojë ta shkyçni zhurmën e motorit dhe mund të dëgjoni kur dikush bie. Gjithashtu është mënyrë e mirë për ta shijuar zhurmën e valëve.

Histori e shkurtës:

Dy komunat të përfshira në këtë projekt (komuna greke e Prespës dhe komuna shqiptare e Liqenasit) gjatë viteve të fundit kanë zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me qëllim që të krijojnë kushte për planifikim të përbashkët për aktivitete të përbashkëta në lidhje me rruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të kësaj zone, për ta mbrojtur mjedisin, përmirësim të turizmit dhe zhvillim të përgjithshëm të zonës së Liqenit të Prespës. Ky bashkëpunim është zyrtarizuar me nënshkrimin e Protokollit për Bashkëpunim më 4/12/2007.

Projekti ANIJA EKOLOGJIKE është në përputhje edhe me kërkesat rigoroze të zbatuara me Marrëveshjen formale trelaterale të nënshkruar në shkurt të vitit 2010 midis Greqisë, Shqipërisë dhe IJRM-së për mbrojtjen e Liqenit të Prespës. Kjo Marrëveshje thekson se iniciativat të shkallës së lartë në cilin do sektor shpesh janë jokompatibile me mbrojtjen dhe rruajtjen e vlerave të zonës.

Projekti mban një baraspeshë midis aspekteve të mjedisit, ekonomike dhe socio-kulturore të zhvillimit të turizmit në këtë zonë me qëllim që të garantoj përfitime afatgjate të komuniteteve ndërkufitare të Greqisë dhe Shqipërisë.